Detaji që na iku në videoklipin e fundit të Dafina Zeqirit

Detaji që na iku në videoklipin e fundit të Dafina Zeqirit

Dje pati premierën një nga këngët e Dafinës në bashkëpunim me Ledrin dhe Lumi B-në, njofton Insajderi.

Ishte kjo kënga me titullin “Aman”, dhe të gjithë fokusin e kishte fakti që ky bashkëpunim risolli përsëri dyshen, Dafina dhe Ledri, dhënë historinë që dyshja kanë prapa.

E si rrjedhojë një detaj minimalist ishte ai që shkoi pa u vërejtur, por që grimeri i famshëm Arbër Bytyqi e ndau me të gjithë. Bëhet fjalë për grimin e saj.

Ajo dhe grimeri Bytyqi, kishin zgjedhur ngjyra të ndezura për të krijuar grimin e këngëtares në formën e asaj që quhet ‘eyeliner fluturues’, një nga trendet më të spikatura të këtij viti.

E përzgjedhja e ngjyrave të ndezura nuk ka të bëjë me stinën e verës, por për të festuar komunitetin LGBT – meqë në qershor ishte edhe muaji i Krenarisë. /Insajderi.com