Dhurata Dorës i ndodhë diçka e papritur në rrugë, njofton anulimin e koncertit

Dhurata Dorës i ndodhë diçka e papritur në rrugë, njofton anulimin e koncertit

Dhurata Dora është mjaft aktive në tregun muzikor dhe shpesh e shohim në koncerte të ndryshme. Madje mbrëmjen e djeshme, ajo kishte një koncert në Mitrovicë, por mesa duket gjërat nuk kanë shkuar siç duhet.

Këngëtarja ka zbuluar se për shkak të disa pengesave në rrugë, nuk ka mundur dot të arrinte në kohë në vendin ku do të performonte.

Nëpërmjet një postimi në “Instastory”, Dhurata u ka kërkuar falje fansave për anulimin e koncertit dhe u thotë se do të shihen së shpejti.

“Mitrovicë e dashur, kërkoj falje nga zemra që nuk isha sonte e pranishme në koncert. Për shkak të pengesave në rrugë nuk kemi mundur të mbërrijmë në kohë. Shihemi shumë shpejt”, ka shkruar këngëtarja e njohur.