
Duke lënë pas një vit tejet të suksesshëm për karrierën e saj, Dua Lipa nuk kish se si të mos i dhuronte publikut të saj, dhuratën e fund vitit.
Ishte pikërisht bashkëpunimi i ëndrrave të saj, me këngëtaren australiane Kylie Minogue ai që u lansua mbrëmë, njofton Insajderi.
Në muajin nëntor, gjatë shfaqjes “Studio 2054”, Dua Lipa dhe Kylie Minogue performuan këngën e kësaj të fundit “Real Groove”.
Këngëtaret e muzikës pop, tashmë kanë lansuar “Real Groove (Studio 2054 Remix)” dhe ju mund ta dëgjoni në videon e mëposhtme. /Insajderi.com