Dhurata e parë që Jay Z dhe Beyonce i bënë vajzës së tyre ishte një kukull me diamante

Dhurata e parë që Jay Z dhe Beyonce i bënë vajzës së tyre ishte një kukull me diamante

Fëmijët e të pasurve dhe të famshëmve nuk rriten si gjithë ne. Me shtëpi të mëdha, dhe makina sportive të zbukuruara, këta fëmijë patjetër që kanë disa privilegje. Ky privilegj përforcohet vetëm kur prindërit tuaj janë mega-yje si Beyoncé dhe Jay-Z. Vajza e tyre, Blue Ivy, mori dhuratë kukull barbie me diamante e ne po pyesim nëse ajo madje arriti të loz me të?

Në ditëlindjen e parë të Blue Ivy, Beyoncé dhe Jay-Z demonstruan saktësisht se sa me fat janë fëmijët e tyre me një dhuratë jashtëzakonisht të shtrenjtë për vogëlushen. Sipas Daily Mail, Blue Ivy-t iu dha një kukull Barbie e dekoruarme diamante me vlerë rreth 80,000 dollarë. Kukulla u personalizua posaçërisht dhe përfshin 160 gurë diamanti, si dhe bizhuteri ari të bardhë, njofton Insajderi.

Përveç kukullës së saj ekstravagante, për vogëlushen u organizua edhe një festë e madhe, e cila ishte zbukuruar me trëndafila rozë e të bardhë, që arrinin shifra mijëra e mijëra dollarë. /Insajderi.com

Burimi: Cheat Sheet