
Këngëtarja e njohur, Shkurte Gashi sot feston ditëlindjen. Kjo është ditëlindje e veçantë për të, pasi këngëtarja për herë të parë po feston si nënë, njofton Insajderi.
Me rastin e ditëlindjes së saj, ajo mori edhe një dhuratë shumë të veçantë.
Një qafore që ka të gdhendur thënien, “Në sytë e tu është lumturia ime!”.
Artisja e ka publikuar dhuratën në rrjete sociale, teksa ka shkruar “Faleminderit dashuria ime”, duke lënë të kuptohet që qaforja është dhuratë nga partneri me të cilin ajo ka një djalë./Insajderi.com