Dhurata me çmime marramendës që Teuta morri nga Adonisi

Dhurata me çmime marramendës që Teuta morri nga Adonisi

Adonisi, bashkëshorti i Teuta Krasniqit është përkujdesur që sot t’i bëjë ditën më të lumtur të jetës aktores.

Aktorja sot feston ditëlindjen e 39-të dhe  mori dhuratë nga bashkëshorti i saj, i cili është treguar shumë zemërgjerë.

Teuta ka publikuar pamje në storien e saj në Instagram e cila ka treguar befasinë e Adonisit për të.

Ai ka zgjedhur t’i blejë një makinë të re bashkëshortes  e cila është gëzuar tejet shumë dhe e ka ndarë gëzimin edhe me ndjekësit e saj.

Makina është e markës ‘Renault Koleos’ dhe kjo tregon për një kosto të lartë të saj duke kushtuar rreth 44 mijë euro.

Adonisi dhe Teuta ka vite që janë martuar dhe kanë një vajzë së bashku, ndërsa në anën tjetër, aktorja ka edhe një vajzë më këngëtarin, Blero Muharremi nga martesa paraprake./Insajderi.com