Pas një zënke në studion e emisionit “Përputhen”, Arioni dhe Fatjoni u suspenduan nga programi deri në vendimin e ardhshëm të jurisë, njofton Insajderi.
Dy djemtë munguan disa episode në emision, por në puntatën e sotme ata u rikthyen, e të dy kishin reflektuar mbi veprimet e tyre, me ç’rast edhe kërkuan falje.
Ndërkohë, Tea e pa të rrugës që posaçërisht Aronin ta mirëpriste me një dhuratë, që siç tha ajo ishte frymëzuar nga publiku dhe komentet.
Arioni ishte kategorikisht kundër ta pranonte këtë dhuratë, mirëpo e bëri si shenjë respekti për Tean, por nuk pranoi që ta hapte kutinë e dhuratës.
Ishte Ana e dytë që ka ardhur në program, ajo që u çua nga karrigia dhe hapi kutinë e dhuratës për ta prezantuar para të gjithë studios dhe shikuesve.
Dhurata ishte një bluzë e zezë e stampuar me fjalët, “Mend s’kishte, mend s’donte, mend shiste”.
Tea më pas zbulon se kjo bluzë ishte e saja dhe ndjekësit e saj e kishin vënë re kur ajo e kishte veshur në një lidhje direkte në Instagram. Komentet e shumta që ajo mori nuk ishin për të komplimentuar zgjedhjen e saj në veshje, por i kërkonin asaj që t’ia dhuronte pikërisht Arionit – dhe ashtu bëri.
Arioni nuk e pëlqeu, por që gjithsesi ta gëzojë! /Insajderi.com