
Al Roker zbuloi gjatë ditës së sotme në “Today” se ai do t’i nënshtrohet një operacioni pas diagnozës që mori, kancer në prostatë, njofton Insajderi.
Prezantuesi shumë i dashur i motit tha se kanceri zbulua pas një kontrolli rutinë mjekësor në shtator.
“Është lajm i mirë dhe i keq”, tha ai. “Lajm i mirë është që e kemi kapur herët. Një lajm jo i mirë është se është pak agresiv, kështu që unë do të marr ca kohë pushim për t’u kujdesur për veten”.
Roker tha se ai donte të bënte publike sëmundjen e tij sepse 1 në 9 burra do të diagnostikohet me sëmundjen gjatë jetës së tyre “por për burrat afrikano-amerikanë numrat janë 1 në 7 dhe është më vdekjeprurës”.
Operacioni i Al Roker është planifikuar të mbahet javën e ardhshme. /Insajderi.com
Burimi: CNN