Diçka e rëndë ndodhi në Stamboll – E gjitha çfarë Tea tha në rrëfimin e saj ekskluziv në aplikacionin e “Për’puthen”

Diçka e rëndë ndodhi në Stamboll – E gjitha çfarë Tea tha në rrëfimin e saj ekskluziv në aplikacionin e “Për’puthen”

Të hënën u bë e ditur që emisioni i dashurisë ka lansuar një aplikacion me të njëjtin emër, “Për’puthen”, ku do të shihnim prapaskena ekskluzive dhe në përgjithësi të gjitha çka nuk transmetohen për shikuesit, njofton Insajderi.

Dicka që mori vëmendjen e të gjithëve, ishte se Tea Trifoni po rikthehej për një rrëfim ekskluziv për të ndarë të gjitha detajet që çuan në ndarjen me Beart Rexhepin – e gjitha kjo kundrejt një pagese 3.99 euro.

Tea e nis rrëfimin e saj teksa bën grimin dhe kujton ditën kur ajo shkoi në audicione me një mik të saj.

Më tej, ajo nis të tregojë edhe për lidhjen e saj jetëshkurtër me Beartin, teksa në dorë mban një pako cigaresh “Marlboro” dhe ndez cigaret një pas një.

Ajo thotë se po të kishte një mundësi të dytë, nuk do të bënte asgjë publike nga lidhja e saj.

“Nuk kam qejf të flas dhe të jap detaje. Do kisha zgjedhur që të mos ta bëja nëse gjithçka që kishte të bënte me marrëdhënien time me të nuk do ishte kaq publike”.

Më tej thotë se lidhja e saj nisi pa u kuptuar dhe ashtu i erdhi fundi. Ishte lidhje që kishte ndjenja të forta, po duket se e gjitha koha që kalonin të pa ndarë ndikoi për keq në raportin e tyre. U bë toksike.

“Lidhja ime me Beartin nisi pa u kuptuar dhe pa i vënë një shpjegim, po ashtu u mbyll. Ishte një marrëdhënie që përfshinte ndjenja shumë të forta nga të dyja palët, këtë nuk mundemi ta mohojmë, edhe pse jo gjithmonë ndjenja pozitive. U bë marrëdhënie toksike. Kalonim më shumë kohë se ç’duhej bashkë. Që pas mbarimit të emisionit nuk besoj që jemi ndarë as edhe për një ditë të vetme. 24 orë të ditës i kalonim bashkë. Madje edhe kur lyeja flokët ai ishte me mua”.

Ndonëse aso kohe kjo lidhje i pëlqente, kur e sheh në një tjetër perspektivë, ajo e pranon se i mbyti të dy. Tea le të kuptohet se ishte xhelozia e Beartit që nuk la një të ardhme për këtë lidhje.

“E shijoja por tani që e shikoj në një perspektivë tjetër ishte diçka që s’duhet kishte ndodhur. Na mbyti të dyve neve. Nuk e di çfarë na bëri ta zhvillonim kështu marrëdhënien tonë, mbase presioni nga njerëzit, nga publiku, nga të gjitha anët. Nga fakti që Bearti kishte ca pasiguri ndaj meje dhe unë e kam kuptuar shumë vonë që e gjithë kjo erdhi për shkak të pasigurive. Çfarë dua të them unë me pasiguri? Xhelozi! Një nga faktorët kryesorë që na bënte të kishim mosmarrëveshje”.

“Sado jam përpjekur që të rregulloj në çdo moment apo të ndryshoj jetën time. Jam njeri i lirë por sa kemi qenë bashkë kam hequr dorë nga gjithçka. S’kam bërë gjë tjetër pos t’i përkushtohesha atij. Një gabim i madh”.

U raportua se çifti kishin udhëtuar drejt Stambollit për ditëlindjen e Teas në fillim të marsit. U nisën të dashuruar por diçka krisi atje dhe ata të dy i dhanë fund lidhjes. Në po këtë rrëfim ajo pranon se diçka e rëndë kishte ndodhur por refuzon të jap detaje.

“Diçka shumë e rëndë ka ndodhur në Stamboll që mbetet vetëm në mes njerëzve që e kanë përjetuar atë. Mes meje dhe Beartit”.

Në fund ajo thotë se Bearti edhe një pjesë e “Për’puthen” dhe është një cikël që ajo dëshiron ta mbyll. Pas kësaj ajo nuk do të flasë më për ish-të dashurin e saj dhe do të vazhdojë jetën para. /Insajderi.com