Digjet shtëpia e Denzel Washington?

Digjet shtëpia e Denzel Washington?

Departamenti i zjarrit së Los Angeles iu përgjigj një zjarri të mundshëm në rezidencën Hollywood Hills të Denzel Washington të mërkurën mbrëma, pasi tymi u pa që dilte nga kati i dytë i shtëpisë me katër kate, njofton USA Today, transmeton Insajderi.

Tridhjetë e tetë zjarrfikës në Los Anxhelos së bashku me një ekuipazh të Beverly Hills kontrolluan muret e shtëpisë 29,000 metra katrorë në lagjen ekskluzive të Beverly Crest. Zjarrfikësit përdorën kamera të imazhit termik për burimin e tymit. Asnjë flakë nuk u pa, sipas raportit të LAFD.

Të gjithë banorët mbetën të sigurt jashtë vendbanimit, thuhej në raportin e departamentit të zjarrfikësve.

“Nuk ka zjarr dhe të gjithë janë në rregull dhe të sigurt,” i tha Alan Neirob, tha për USA TODAY në një deklaratë. /Insajderi.com