Dikur, Angelina Jolie i kishte dhuruar një ujëvarë bashkëshortit të saj

Dikur, Angelina Jolie i kishte dhuruar një ujëvarë bashkëshortit të saj

Gjetja e dhuratës së përsosur për partnerin mund të jetë e vështirë për këdo, por personat e famshëm janë në një pozitë veçanërisht të ndërlikuar. Për një gjë, partnerët e tyre shpesh janë mësuar me jetën luksoze dhe të pasurit gjithçka që u duhet, kështu që është pak më e vështirë që ata të impresionohen me një dhuratë të thjeshtë.

Martesa e Angelina Jolie dhe Brad Pitt ka marr fund, por fansat ende kujtojnë intensitetin dhe guximin e një prej çifteve më të famshme të Hollivudit. Në veçanti, Jolie njihej për dhurata unike si shenja të dashurisë së saj, njofton Insajderi.

The War Is Over: How Brad Pitt and Angelina Jolie Are Finally Moving Past  Their Problems to Work Towards Peace - E! Online

Ajo dikur i dhuroi një helikopter prej 1.6 milionë dollarësh “vetëm sepse”. Në një rast tjetër, Jolie i dhuroi Pitt një ullishte 200-vjeçare.

Midis këtyre dhuratave mbresëlënëse dhe të pazakonta ishte diçka që Jolie përfundimisht nuk mund ta mbështillte me një fjongo dhe t’ia dhuronte bashkëshortit të saj.

Ajo i dhuroi atij një ujëvarë të vërtetë. Sipas Shape, Pitt shkoi një vizitë në Fallingwater të Frank Lloyd Wright dhe kjo e frymëzoi aktoren të blinte një ujëvarë në Kaliforni dhe t’ia shuronte Pitt-it. /Insajderi.com

Angelina Jolie's raw honest about Pitt split in interview - Real Talk Time

Burimi: Cheat Sheet