Dikur Bora Zemani ishte në një videoklip përkrah Dr. Florit dhe Ermal Mamaqit

Dikur Bora Zemani ishte në një videoklip përkrah Dr. Florit dhe Ermal Mamaqit
Burimi i fotografisë: Bora Zemani/Instagram

Bora Zemani ka vite që shfaqet në ekran, por moderimi i një nga formateve më të ndjekura siç është “Për’puthen”, i ka dhënë asaj ekspozimin që i ka rritur edhe bazën e fansave dhe të ndjekësve në rrjete sociale, njofton Insajderi.

Së fundmi, disa nga ndjekësit e saj kanë ri-sjellë në vëmendje paraqitjen e saj në një videoklip vite më parë.

Bëhet fjalë për videoklipin e këngës “Do të vij të dielën” të krijuar dhe kënduar nga artisti i ndjerë Dr Flori dhe Ermal Mamaqi.

Klipi i tëri i ndërtuar mbi nota humori na tregon një Borë jo shumë ndryshe nga se është tani. Aty shihet me flokë të gjatë e ngjyrë gështenjë.

Kënga është publikuar para shtatë vjetësh dhe është një nga paraqitjet e fundit të Dr. Florit para vdekjes së tij të parakohshme në vitin 2014. /Insajderi.com