Dikur donte bashkëpunim, Fero ironizon Ledrin live në emision

Dikur donte bashkëpunim, Fero ironizon Ledrin live në emision

Reperi i njohur Fero ndonëse i ri në moshë është kthyer ndër reperët më të komentuar në vend. Siç dihet ai ka pasur shumë përplasje me  reperat  tjerë dhe të shumtë janë ata që i kanë bërë diss.

Së fundmi reperi ishte i ftuar në emisionin radiofonik “72 Sen”, ai ka thënë se është i vetmi reper në Kosovë  që fansat i këndojnë këngët e tij në koncerte. Fero ka nxjerr një video të tij në koncert duke thënë: Prishtina është e imja, pëe kë këndojnë kështu në Prishtinë?, mirëpo moderatori e ka ndërprerë duke i thënë se edhe për Ledrin këndojnë.

“Veç një sekondë, edhe për Sabri Fejzullahun këndojnë vlla”, ka thënë Fero me ironi duke shkaktuar të qeshura në studio dhe duke lënë të kuptohet se fansat e duan më shumë atë se sa Ledrin. Kujtojmë që dikur Fero i ftuar në ‘Shiko kush luan’ kishte shprehur dëshirën për një bshkëpunim mes tij dhe Ledrit.