Dikur kishte miliona borxhe, tani shpallet njeriu më i sukseshëm sipas revistës “Forbes”

Dikur kishte miliona borxhe, tani shpallet njeriu më i sukseshëm sipas revistës “Forbes”

Reperi i njohur botëror Kanye West ka një ndërrmarrje te të këpuvëve me miliarda dollar.

Të ardhurat për linjën e atleteve janë vendosur në nivelin më të lartë prej 1.5 miliard dollarësh në vitin 2019 dhe të ardhurat e Ëestit gjatë 12 muajve të fundit shkojnë deri në 150 milion dollarë, sipas “Forbes”

Që nga lëvizja e linjës “Yeezy” nga Nike në Adidas në vitin 2013, reperi ka goditur atë që “Forbes” e quan një marrëveshje “të paprecedent” për 15 përqind të aksioneve, plus një tarifë marketingu, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Për krahasim, Michael Jordan është menduar të marrë honorare rreth pesë për qind në linjën “Air Jordan”, e cila bën shitjet vjetore prej rreth 3 miliardë dollarësh.

West e përshkruan linjën e tij të atleteve si “Lamborghini i këpucëve”, referuar shumave të mëdha që fiton nga ky biznes.

Fati i biznesit të Kanye Westit shënon një ndryshim mahnitës nga vetëm tre vjet më parë në fund të vitit 2016, kur ai i kërkoi Mark Zuckerbergut të investonte një miliard dollarë në “idetë” e tij dhe pretendonte se kishte 53 milionë dollarë në borxhe.

Menjëherë pas kësaj, ai anuloi gjysmën e dytë të një turneu fitimprurës dhe kontrolloi veten në spitalin e Los Anxhelosit për më shumë se një javë me simptoma të mungesës së gjumit dhe psikoze të përkohshme, vetëm për të dalë në një takim të çuditshëm me presidentin Donald Trumpin.

Tani falë të ardhurave të mëdha, ai po shpenzon miliona për dyshemetë speciale të rezidencës së tij luksoze në Los Angeles (në të cilën jeton me Kim Kardashianin), duke sjellë specialistë nga Belgjika për këtë punë.