Dilema e Anës 2: “Si mund të ketë Sindi fantazi seksuale kur nuk ka provuar seksin?”

Dilema e Anës 2: “Si mund të ketë Sindi fantazi seksuale kur nuk ka provuar seksin?”

Kur Sindi Loci debutoi në formatin “Për’puthen”, ajo u prezantua si vajza 22 vjeçare e virgjër dhe pa eksperiencë në romancë dhe dashuri.

Nuk është aspak e habitshme që kjo do të tërhiqte një vorbull lëvdatash, kritikash dhe paragjykimesh jo vetëm nga jashtë, por edhe përbrenda formatit nga vetë konkurrentët, njofton Insajderi.

Javë kaluan në “Për’puthen”, dhe Sindi realizoi disa takime me djemtë duke na prezantuar pak e nga pak veteveten, por asnjëherë nuk mundi të zhvishej nga petku i vajzës së virgjër që na tregon shumë pak për karakterin e saj “si Sind”.

Së fundmi e ftuar edhe në “Shiko kush Luan”, një incident i vogël gjatë një loje, ku buzët e Fatjonit prekën ato të Sindit, u reklamua gjithandej si puthja e saj e parë. Larg të qenit një puthje e parë romantike më poshtë mund të shihni videon.

Paskëtaj, edhe Sindi e kaloi gjithë situatën me humor duke e pranuar si puthje. Më vonë ajo deklaroi të ketë pasur edhe fantazi seksuale për konkurrentin.

Deklarata e Sindit nuk zgjoi shumë kureshtje deri në puntatën e djeshme, kur ajo doli në takim me djalin nga Gjakova, Atdhe Xharavina. Në diskutim e sipër, Ana 2 nxjerrë një dilemë të sajën në pah: “Si mund që një vajzë e virgjër të ketë fantazi seksuale, kur nuk ka provuar seksin?”

Heqim komponentin seks mënjanë për të analizuar vetëm kuptimin e fjalës “fantazi”. Është thjesht aftësia për të parafytyruar diçka, si situatë, ndjenjë apo ngjarje që do të të ndryshonte jetën.

Një njeri fantazon për partnerin e jetës, fakultetin ku po vdes të pranohet, momentin kur do të kurorëzohet me vendin e parë në një garë, fëmijët, shtëpinë, karrierën – për gjithçka, përfshirë këtu edhe seksin nga një i virgjër.

Nuk të nevojitet eksperiencë për të parafytyruar diçka, prandaj edhe quhet një fantazi në mendjen tënde që shpeshherë është nxitja e brendshme për të arritur diçka.

Më tutje, në fantazi shtojmë edhe komponentin seks. Kur fillon fantazia seksuale për një person?

Sipas hulumtimit “Normaliteti i fantazive seksuale” nga Kristin Miranda dhe Alisha Medeiros, fantazitë seksuale fillojnë që në moshë të hershme. Për shumicën e njerëzve fillojnë midis moshës 11-12 vjeçare.

Ndërsa kalojmë pubertetin, hormonet ndikojnë në trupat dhe emocionet tona në mënyra të reja. Kjo na bën kureshtarë për seksin, dhe më shumë të ngjarë të kemi mendime dhe ndjenja seksuale.

Ndërsa kaloni këto ndryshime, mund të filloni t’i shihni disa njerëz si tërheqës. Tërheqja seksuale përfshin mendime, ndjenja dhe ndjesi trupore, që më pas promovohen edhe me masturbim.

Si përfundim shumica e njerëzve mendojnë për seksin para se të jenë gati për të bërë seks. Të vendosësh kur je gati është një vendim i madh personal, si në rastin e Sindit.

Çfarë dikur konsiderohej një aktivitet neurotik, fantazitë seksuale tani konsiderohen si përbërës të domosdoshëm, të palëkundur dhe normale të  jetës sonë të përditshme.

Për Ana 2 dhe të gjithë ata qe gjetën veten në dilemë me deklaratën e Sindit – po, një njeri i virgjër mund të fantazojë për seksin edhe nëse ende nuk ka provuar as puthjen e parë. /Insajderi.com