Diona Fona bëhet imazh i markës ‘Fenty Beauty’ të Rihannas

Diona Fona bëhet imazh i markës ‘Fenty Beauty’ të Rihannas

Këngëtarja e njohur, Diona Fona, është një ndër emrat më të njohur të skenës muzikore shqiptare.

Ajo gjatë këtij viti ka qenë mjaft aktive me koncerte si dhe me prurje të reja muzikore.

Krahas karrierës së bujshme, ajo komentohet mjaft shumë edhe për pamjen e jashtme – sharmin dhe elegancën që ka.

Ajo ka disa vite që merret edhe me projekte të tjera jashtë muzikës, ku ka treguar se i pëlqen edhe aktrimi.

 

E së fundi bukuroshja në fjalë ka arritur edhe një sukses tjetër në karriere.

 

Diona përmes një imazhi në Instagram ka treguar që është bërë imazh i markës ‘Fenty Beauty’ – linjës kozmetike të yllit nga Barbados, Rihanna.

Të njëjtit kanë ndarë një fotografi të artistes shqiptare në Instagramin e tyre, për makijazhin e së cilës u përkujdes grimerja Dafina Neziri.

Pra ky është edhe një sukses tjetër i qikave shqiptarë që po e përfaqësojnë Kosovën në botë./SHQIP.com