Emri Anwar Hadid mund të tingëllojë i njohur për ju, si i dashuri i Dua Lipës dhe vëllai i motrave supermodele, Bella dhe Gigi Hadid, njofton Insajderi.
Ai është një model, një personalitet televiziv, një këngëtar i muzikës pop i cili është paraqitur shumë revista të modës për të rinj.
Hadid lindi më 22 qershor 1999, në Los Angeles. Filloi shkollimin në shkollën e mesme Malibu ku ishte një futbollist.
Ai ka një sëmundje kronike Lyme
Anwar po lufton me një sëmundje kronike Lyme së bashku me motrën dhe nënën e tij. Bella dhe Anwar u diagnostikuan me sëmundjen në vitin 2013.
Gjyshi i tij ishte një stilist i këmishave për burra
Disa prej atributeve që kemi na i kanë kaluar të parët tanë. Në rastin e familjes Hadid, dashuria e tyre për modën ekzistonte shumë para se të lindte Anwar. Ai tha se modelimi duhet të jetë në gjenet e tij, sepse gjyshi i tij ishte një stilist i këmishave për burra në Holandë.
Ai zhvilloi një interes për modën pasi motrat e tij filluan modelimin
Anwar nuk ishte i interesuar më parë për trendet e modës derisa motrat e tij, Gigi dhe Bella filluan modelimin. Hadid madje ka plane për studimin e modës pas shkollës së mesme dhe përfundimisht të kishte brendin e tij. Kjo ëndërr ka nisur të bëhet realitet tani që ai ka filluar të punojë me agjencitë e modelimit.
Vlera e tij neto
Sipas Glamour Path, Anëar vlen 10 milion dollarë të cilat i fitoi kryesisht nga modelimi. Fillimi i karrierës së tij në modelim ishte në vitin 2015 ndërsa ai po përpiqej të shkonte hapave të motrave të tij. Ai filloi me revistën Nylon ku fitoi popullaritet si një yll mode dhe më vonë punoi me shumë revista të tjera. Përveç modelimit është edhe personalitet televiziv dhe këngëtar. Ai e kishte ëndërr të fitonte stabilitet financiar që kur ishte i ri dhe nevojë për liri financiare u bë një nga forcat shtytëse që ai të punonte më shumë.
Ai adhuron tatuazhet
Anwar i pëlqen tatuazhet siç shihet nga shumë që ka. Nëna e tij ka qenë gjithmonë në mbështetje të tij për të bërë tatuazhe pasi ai është një model, por babai i tij i ka thënë që të jetë i kujdesshëm ndaj tyre. Tatuazhet janë një art që e bën atë të lumtur, dhe miqtë e tij Shon Lindauer dhe Doctor Woo kanë krijuar shumicën prej tyre. Meqenëse Anwar nuk pëlqen kur tatuazhet zbehen, ai mbanë krem kundër diellit gjatë gjithë kohës.
Ai nuk pranoi Islamin dhe u bashkua me Krishterimin
Anwar ishte fillimisht një mysliman pasi babai i tij, Mohammed Anwar, prezantoi besimin islam në të gjithë familjen. Sipas TR News, ai e hodhi poshtë Islamin dhe u bë i krishterë. Vendimi për të ndryshuar besimin e tij çoi në shumë kërcënime nga njerëzit përreth tij, por ai mbetet i rrënjosur në besimin e tij.
Ai pëlqen të bëjë një jetë private
Që nga fëmijëria, Anwar ishte privat por nuk mund ta ruante natyrën private pasi nëna arriti në qendër të vëmendjes së popullaritetit. Edhe pse tani është i famshëm, ndryshe nga vëllezërit e motrat e tjerë, ai nuk poston shpesh në rrjetet sociale. Fotografitë e pakta që ai poston zakonisht janë për shkak të dashurisë për fansat e tij. /Insajderi.com