Të jesh mbretëresha e një vendi nuk ka vetëm pjesën e përgjegjësisë ndaj vendit dhe popullit, por ka edhe shumë anë pozitive apo privilegje që vetëm një mbretëreshë mund t’i ketë.
Ja cilat janë 9 privilegjet që gëzon Mbretëresha e Anglisë:
Mund të ngasë makinën pa pasur patentë
Është personi i vetëm në Mbretërinë e Bashkuar që ligjërisht nuk ka nevojë për një patentë.
Nuk ka nevojë për pasaportë për të udhëtuar
Pjesëtarët e tjerë të familjes mbretërore duhet të kenë një pasaportë nëse udhëtojnë, por jo Mbretëresha.
Feston dy ditëlindje
Po, është aq e rëndësishme sa gjatë vitit feston ditëlindjen dy herë, një herë në 21 prill kur ka ditëlindjen zyrtare dhe një herë në qershor.
Ka bankomatin e saj privat
Në pallatin Buckingham është instaluar një bankomat privat vetëm për Mbretëreshën.
Ka shumë kafshë
Ajo zotëron të gjitha mjelmat e lumit Tamiz, si dhe të gjithë delfinët dhe balenat që ndodhen në ujërat britanikë.
Nuk paguan taksa
Edhe pse ligjërisht nuk ka pse të paguajë taksa, Mbretëresha filloi t’i paguajë ato me dëshirën e saj në vitin 1992.
Nuk mund të arrestohet asnjëherë
Ka imunitet ndaj çdo lloj akuze. Për më tepër, ajo dhe familjarët e saj kanë të drejtë që mos t’i japin asnjë lloj aksesi në marrjen e informacionit për jetën e tyre private.
Ka poetin e saj
Momentalisht, Mbretëresha ka poetin e saj personal, Simon Armitage, i cili e mori këtë rol nga maji i vitit 2019 duke zëvendësuar Carol Ann Duffy. Një poet e merr këtë pozicion të nderuar kur puna e tij ka rëndësi kombëtare.
Është në krye të një besimi
Bashkë me titullin mbretëror, Mbretëresha është edhe në krye të Kishës së Anglisë. Kjo do të thotë që asaj nuk i lejohet të konvertojë besimin e saj, sepse nëse e bën, i hiqet titulli. /Insajderi.com