Disenjatorja me famë ndërkombëtare Vjollca Llapashtica, nëpërmjet një fotosesioni e ka prezantuar koleksionin e saj për sezonin pranverë- verë 2018, të quajtur “Love your" />

Disenjatorja Vjollca Llapashtica vjen me koleksionin e ri pranverë-verë 2018

Disenjatorja Vjollca Llapashtica vjen me koleksionin e ri pranverë-verë 2018

Disenjatorja me famë ndërkombëtare Vjollca Llapashtica, nëpërmjet një fotosesioni e ka prezantuar koleksionin e saj për sezonin pranverë- verë 2018, të quajtur “Love your Color”.

Ky koleksion, me mbi 40 kreacione, në brendinë e saj përçon mesazhe gëzimi, optimizëm dhe gjallëri, dhe është koleksion shumë femërorë.

Në koleksionin e prezantuara dominojnë fustane elegante dhe janë të krijuara me këto materiale; sedefe me dizajne të ndryshme, çipk me perla me gurë sfarofski, fustane të kombinuara me plish, tafte me dizajne të luleve të shtypura në te, poashtu një pjesë e këtij koleksioni është  krijuar edhe me punë dore.

Të bashkangjitura disa pamje fantastik, ku duket se Llapashtica e gjithë kreativitetin e saj ka derdhur në këtë koleksion.