
Diversiteti po bën rrugën e tij drejt Disney Channel!
Disney e ka konfirmuar se ka një personazh kryesor biseksual në serialin “The Owl House”.
Vajza 14-vjeçare dominikane-amerikane, Luz Noceda, nuk është personazhi i parë i LGBTQ + i Disney. Pixar shfaqi një personazh kryesor homoseksual në një film të shkurtër në Disney Plus, por Luz është personazhi i parë biseksual që bëri një debutim në Disney në një seri televizive, shkruan CNN, transmeton Insajderi.
Seriali “Owl House” ndjek aventurën e Luzit për tu bërë magjistare, edhe pse ajo nuk ka ndonjë aftësi magjike. /Insajderi.com