Disney shtyn datat e lansimit të filmave Avatar, Mulan dhe Star Wars

Disney shtyn datat e lansimit të filmave Avatar, Mulan dhe Star Wars

Walt Disney ka shtyrë lansimin e 3 prej filmave të mëdhenjë që ishin paraparë të dilnin, për shkak të pandemisë.

Filmat e ri të ciklit Avatar dhe Star Wars janë shtyer për vitin e ardhshëm ndërsa Mulan është hequr krejtësisht prej listës së filmave.

Rritja e rasteve me Covid ka ndikuar rëndë në industrinë e filmave, raporton BBC, shkruan Insajderi.

“Është bërë e qartë që asgjë nuk mund të parashikohet saktësisht kur është fjala për datat e lansimit të filmave, në këto kohë krizash shëndetsore globale,” tha një zëdhënës i Disneyt.

“Ne kemi ndalur planet për të shfaqur filmin Mulan, derisa të kuptojmë se cila është mënyra e duhur për ta sjellur filmin tek audienca në mbarë botën,” shtoi ai.

Rritja e rasteve me Covid është duke e ndikuar globalisht industrinë e filmit, deri në masën që duhet ndryshuar krejtësisht qasja e kësaj industrie, në mënyrë që të mbijetojë./Insajderi.com