Reperi Xhonatan Isufi (Don Xhon), sapo ka lansuar projektin më të ri muzikor të shoqëruar edhe me videoklip.
Së fundi Don erdhi me një freestyle të ri me titull “Unë foli i fundit”.
Teksti është goxha thumbues dhe pa dyshim që është një diss ndaj reperëve të vjetër, por pa permendur dikë saktësisht.
Projekti u realizua në qytetin e Drenasit, ku reperi ka lindur e është rritur dhe vazhdon të jetoj ende.
Artisti pas publikimit të këngës përmes një video ka thënë se duhet të ofrohet përkrahje dhe dashuri për artistët e rinj e jo nënqmim./Insajderi.com