Ditarët e Alan Rickman, të shkruar nga aktori deri në vdekjen e tij me qëllimin për t’i botuar një ditë, do të publikohen në vjeshtë të vitit 2022.
Ditarët e aktorit të ndjerë Alan Rickman do të botohen, me 27 vëllime të shkruara me dorë për karrierën dhe jetën e tij që shtrihen në më shumë se 25 vjet, janë vendosur për t’u botuar në një libër të vetëm, shkruan The Guardian, transmeton Insajderi.
Botuesi Canongate ka fituar të drejtat e ditarët të aktorit, të cilat do të botohen si “Ditarët e Alan Rickman” në vjeshtën e vitit 2022.
Rickman filloi të shkruajë ditarët me dorë në fillim të viteve 1990, me synimin që ato një ditë të botoheshin. Asokohe ai kishte nisur edhe karrierën e tij kinematografike.
Ai vazhdoi të mbante ditarë gjatë 25 vjetëve të ardhshme, gjatë gjithë kohës që shfaqej në filma duke përfshirë “Galaxy Quest”, “Harry Potter”, “Sense and Sensibility” dhe “Love, Actually”.
Aktori shkroi deri në vdekjen e tij në vitin 2016, nga kanceri i pankreasit në moshën 69 vjeçare. /Insajderi.com