
Sot, këngëtari shumë i dashur për publikun shqiptar, Meda, ndau një lajm të kobshëm me ndjekësit e tij, njofton Insajderi.
Përmes rrjetit social, Instagram, këngëtari njoftoi ndjekësit se daja i tij ka ndërruar jetë.
“Lamtumire dajë, Zoti të mëshiroftë e bekoftë me Xhennet!”, ka shkruar Meda duke ndarë edhe një fotografi të të ndjerit.
Këngëtari nuk ndau më tepër detaje sa i përket shkakut të vdekjes, por të shumtë ishin ndjekësit e tij që i shprehën ngushëllime për humbjen, këngëtarit dhe familjes së tij. /Insajderi.com