Ditëlindja e pikëlluar e Çiljeta Xhilagës u bë më e bukur me surprizën e partnerit të saj

Ditëlindja e pikëlluar e Çiljeta Xhilagës u bë më e bukur me surprizën e partnerit të saj

Me një postim të 2 shkurtit në llogarinë e saj në Instagram, këngëtarja Çiljeta Xhilaga ndau lajmin e kobshëm që babai i saj, ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19, njofton Insajderi.

Ajo ndau dy fotografi në Instagram, duke i dedikuar edhe një shkrim të gjatë babait të ndjerë. Këngëtarja shkruan se tërë jetën e saj nuk i mungoi lumturia dhe rahati familjare.

Më pas ajo shprehet shumë mirënjohëse që arriti t’i plotësonte dëshirën – të bëhej gjysh. Çiljeta tregon se vetëm kur përmendej emri i djalit të saj, Fernando ai reagonte megjithë gjendjen e tij të rënduar.

Tre ditë më vonë, këngëtarja po feston 36-vjetorin e saj, një ditëlindje kjo e trishtë për të. Por partneri i saj, portieri Alban Hoxha u kujdes që edhe kjo ditë të ishte sado pak e këndshme për Çiljetën.

Dhurata e tij ishte e veçantë – një yll me emrin e këngëtares. Këtë e ndau vetë Çiljeta me ndjekësit e saj në Instagram.

“Kur të blen dashuria një yll në qiell dhe e quan Çiljeta. Faleminderit që ma mbush zemrën me kaq dashuri, dhurata më e bukur”, shkruan ajo, duke ndarë edhe një kartolinë ku shkruhet, “Me dashuri nga Albani”.

Për vajzën e ditëlindjes nuk munguan edhe shumë çokollata dhe një buqetë e madhe me lule, të cilën po ashtu e ndau në Instagram. /Insajderi.com