Diversiteti dominon ndarjen e çmimeve ‘MTV Movie Award’

Diversiteti dominon ndarjen e çmimeve ‘MTV Movie Award’

Diversiteti dhe gjithë përfshirja ishin kryefjalë e ceremonisë së “MTV Movie and TV Awards”, me kategori që nuk ndanin gjinitë e fjalime mbi çështje sociale e politike.

Protagonistja e prodhimit të Disney-t. “E bukura dhe bisha”, Emma Watson u vlerësua si aktorja më e mirë.

“Aktrimi ka të bëjë me aftësinë për të vënë veten në petkun e dikujt tjetër dhe kjo nuk ka nevojë të ndahet në dy kategori të ndryshme”, tha Watson.

13-vjeçarja Millie Bobby Brown, e cila është pjesëtarja më e re e kastit të “Stranger Things” u vlerësua si aktorja më e mirë në një “shoë” dhe falenderoi producentët për krijimin e një personazhi ikonë, sipas saj.

Ceremonia e çmimeve, e orientuar kryesisht ndaj publikut të ri, në të kaluarën është shënjuar nga momente pikante, shaka dhe kategori jo konvencionale. Por, këtë vit, prezantuesit dhe fituesit u treguan më të pasionuar lidhur me çështje të ndryshme në skenë. Kongresmenia amerikane Maxine Waters prezantoi çmimin për ‘Luftën më të mirë kundër sistemit”, me aktoren Tracee Ellis Ross. Çmimi shkoi për “Hidden Figures,” film që tregon historinë e tre matematicieneve me ngjyrë të NASA-s.

“Puthja më e mirë” u vlerësua ajo mes dy djemve adoleshentë të interpretuar nga Ashton Sanders and Jharrel Jerome, në filmin fitues të çmimit Oscar, “Moonlight” .

Çmimin e “Dyshes më të mirë” e mori protagonisti i “Logan”, Hugh Jackman dhe Dafne Keen.