Divorci është zyrtar: Si do të ndahet pasuria mes Kanye dhe Kim?

Divorci është zyrtar: Si do të ndahet pasuria mes Kanye dhe Kim?

Page Six konfirmoi se Kim Kardashian ka paraqitur kërkesën për divorc nga reperi Kanye West, pas shtatë vjetësh martesë, njofton Insajderi.

Avokatja e njohur e divorcit, Laura Wasser paraqiti dokumentet këtë të premte.

Çifti kishte qenë tashmë në proces për t’u marrë me çështjen e pasurisë, dhe ndërsa West u fotografua këtë javë duke mbajtur akoma unazën e martesës, ndërsa foto të Kardashian treguan se ajo kishte hequr të sajën.

Ndërkohë që përflitet se ata kanë një kontratë paramartesore, gjërat kanë ndryshuar shumë për çiftin në departamentin e financave.

Sipas Forbes, pasuria e Kanye është rritur nga 100 milionë dollarë në 1.3 milion dollarë falë karrierës muzikore dhe dizajnit. Ndërkaq, pasuria e Kim është rritur nga 40 milionë dollarë nga sa ishte në vitin 2014, në 780 milionë dollarë, kjo falë sipërmarrjeve të saj.

Kontrata martesore i garanton Kim 1 milion dollarë për çdo vit martese, sipas raporteve të mëparshme.

Ajo gjithashtu mund të mbajë çdo dhuratë që i dha Kanye. Është e paqartë nëse kjo përfshin “5 milionë dollarë në art, gati 4 milionë dollarë në automjete dhe 3.2 milionë dollarë bizhuteri” që Forbes ka raportuar se ata zotërojnë së bashku.

“Nëse ata nuk i kanë mbajtur gjërat të ndara, Zoti e di se çfarë ndodh me letrat e kontabilitetit”, tha avokati i Beverly Hills Joseph Mannis i Hersh Mannis LLP, i cili llogarit Halle Berry dhe Tim Burton si klientë. /Insajderi.com