Divorci i Evan McGregor që i kushtoi gjysmën e honorareve nga filmi Star Wars

Divorci i Evan McGregor që i kushtoi gjysmën e honorareve nga filmi Star Wars

Ewan McGregor dhe ish gruaja e tij kanë ardhur në fund të rastit të tyre të divorcit pas 22 vitesh martesë. Ata janë duke ndarë honoraret dhe pasuritë nga projektet nga të cilat Ewan kishte fituar para gjatë martesës. Këtu përfshihen 4 filmat e ‘Star Wars’, vlera e të cilëve ishte shumë e madhe.

Secila pjesë e këtyre filmave fitoi nga 649 dollarë deri në 1 bilion, mirëpo këtu nuk përfundon, ai kishte luajtuar gjatë kësaj kohe edhe në filma si ‘Angels & Demons,” “The Men Who Stare at Goats” dhe “Moulin Rouge”, raporton TMZ, shkruan Insajderi.

Sipas dokumenteve, Ewan do të mbajë 30 automjete dhe Eve, gruaja e tij do të mbajë vilën në L.A. që kushton 6.62 milion dollarë, gjithë arturinat e saj, disa llogari bankare dhe 5 automjete.

Eve poashtu do të marrë ndihmën për fëmijë në vlerë prej 14.934 në muaj dhe suport bazik 35.868 në muaj, plus shtesa tjera nëse Ewan do të marrë më shumë para se zakonisht në vitin e ardhshëm. Ata do të kujdesen së bashku për vajzën e tyre 9 vjeçare./Insajderi.com