Dizajnerët shqiptarë Kujta & Meri janë kujdesur për veshjen e Beyonce për albumin visual “Black is King”

Dizajnerët shqiptarë Kujta & Meri janë kujdesur për veshjen e Beyonce për albumin visual “Black is King”

Ylli i muzikës, Beyonce sapo ka lansuar albumin e saj visual “Black is King”. Këngëtarja në këtë album të mrekullueshëm trajton historinë e njerëzve me ngjyrë.

Ky album, që erdhi në kohën e lëvizjes Black Lives Matter, tenton të vetëdijësojë audiencën lidhur me historinë dhe traditat e njerëzve me ngjyrë.

Jo për herë të parë, këngëtarja ka bashkëpunuar me stilistët Kujta dhe Meri.

Lajmin për këtë e bënë të ditur stilistët në fjalë të cilët postuan një foto në llogarinë e tyre në Instagram, ku shkruhej:

“Aspak i lehtë por shumë motivues ishte rrugëtimi për të krijuar disa prej stilimeve të Beyonce për albumin “Black is King”.

“Pamja e divës me “Kujta & Meri” ka qenë deri tani perla më e çmuar që kemi prekur dhe krijuar me duart tona të palodhshme”. Beyonce ti je motivimi ynë për të krijuar art dhe për të zhvilluar talentin matanë oqeanit. Kreativiteti ynë për shërbimet e tua është dëshmia më e mirë e punës tonë. Adhurojmë njerëzit si ti!”/Insaderi.com