DJ i famshëm amerikan: Femrat e Kosovës po e pushtojnë botën

DJ i famshëm amerikan: Femrat e Kosovës po e pushtojnë botën

DJ i njohur amerikan, Diplo, në ditën e 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës e ka publikuar një fotografi të përbashkët me shqiptaren e famshme, Era Istrefi.

“Femrat e Kosovës po e pushtojnë botën”, ka shkruar ai në përshkrimin e fotografisë.

View this post on Instagram

Kosovan girls taking over the world

A post shared by diplo (@diplo) on

Natyrisht se nuk ka munguar edhe komenti i Erës, e cila ka shkruar: “O Zot, të dua”. Një koment e ka shkruar edhe motra e Rita Orës, Elena, duke shprehur pëlqimin e saj për 24-vjeçaren: “Dashuri, Era Istrefi”.

Era e ka shpërndarë fotografinë në profilin e saj në InstStory duke kërkuar që ta pëlqejnë këtë postim: “Hajde t’i tregojmë Diplos dashuri në postimin e fundit që po e mbështet Kosovën.

Diplo është producent i himnit të Kampionatit Botëror të vitit 2018, “Live It Up”, të cilin Era e kishte kënduar së bashku me Nicky Jam dhe Will Smith.

Ai ka bashkëpunuar edhe me këngëtaren tjetër shqiptare, Dua Lipa, në këngën “Electricity”, si pjesë e dyshes “Silk City” së bashku me Mark Ronson. Ndërsa ka pasur spekulime për një lidhje me Rita Orën.

Gjatë karrierës së tij, Diplo ka bashkëpunuar me disa prej emrave më të njohur të muzikës botërore, si Gwen Stefani, Britney Spears, Madonna, Shakira, Beyonce, “No Doubt”, Justin Bieber, Usher, Snoop Dogg, Chris Brown e shumë të tjerë.