Dj i huaj “vjedh” këngën e Young Zerkës, reagon këngëtari: “Na gritë tu na vjedh!”

Dj i huaj “vjedh” këngën e Young Zerkës, reagon këngëtari: “Na gritë tu na vjedh!”

Pak orë më parë këngëtari i njohur Young Zerka ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram një këngë, për të cilën supozon se ja kanë kopjuar. Bëhet fjalë për këngën “Ting Ting”, të cilën një artist arab Xbenjos ja ka marrë këngën Zerkës dhe ja ka dhënë ta këndojë një këngëtar me emrin Dj Brolin.

Kjo gjë nuk i ka pëlqyer Zerkës, kështu që ka vendosur ta bëjë publik këtë rast. Ai ka publikuar videon e tyre dhe përbri shkruan:

“Na grin tu na vjedh dhe kopju. Në fund të fundit mbase më shumë lekë bëhen duke kopjuar sesa due krijuar”.

Kjo nuk është hera e parë që këngët e këngëtarëve shqiptarë kopjohen nga të huajt apo edhe anasjelltas.