DJ shqiptar nominohet në një nga eventet më të rëndësishme të muzikës

DJ shqiptar nominohet në një nga eventet më të rëndësishme të muzikës

Dardan Aliu që njihet me emrin skenik Dj Regard, ka shënuar suksesi e tij të radhës.

Ai ka njoftuar në rrjetet e tij sociale se është nominuar në një nga eventet më të rëndësishme të ndarjes së çmimeve muzikore, “The Brit Awards”, njofton Insajderi.

Kënga “Secrets” në bashkëpunim me RAYE, është nominuar në katerogrinë “British Single”.

“Nuk mund ta besoj që ‘Secrets’ është nominuar për ‘British Single” në këtë edicion të Brits. Vetëm dua të them faleminderit të gjithëve kaq shumë për mbështetjen, kjo nuk do të ishte e mundur pa të gjithë ju dhe jam përgjithmonë mirënjohës për të gjithë fansat në të gjithë botën. Dashuri për Raye për vokalet mahnitëse”, shkroi ai.

I can’t believe it ‘Secrets’ has been nominated for British Single at this years BRIT Awards awards 🤯 I just want to say…

Posted by Regard on Wednesday, March 31, 2021

 

Regard ka fituar njohje botërore falë përpunimit të këngës “Ride it” të Jay Sean, këngë e cila numëron mbi 174 milionë shikime në Youtube. /Injsaderi.com