
Keisi Medini tashmë është shumë e njohur për publikun shqiptar, ajo është vajza e këngëtarit Sabianit.
Keisi tashmë është këngëtare dhe modele që numëron mijëra fansa në Instagram.
Me fotot që Keisi poston tërheq edhe vëmendjen e Dj me famë botërore që ka bashkëpunuar me emra të mëdhenj të muzikës, Dj Snake.
Dj Snake i ka dërguar Keisit fillimisht dy duar në shenjë falenderimi dhe më pas bukuroshja ka treguar për “Xing.al” edhe mesazhet e tjera nga Dj i njohur.
“Si po ja kalon dashuri?”, i ka shkruar Dj Snake Keisit.