Djali i Marlon Brando’s mbron Kim Kardashian

Djali i Marlon Brando’s mbron Kim Kardashian

Djali i Marlon Brando ka mbrojtur festimet e 40-vjetorit të Kim Kardashian pasi ajo u kritikua për shkak se organizoi një festë ditëlindje me të dashurit e saj në një ishull privat mes pandemisë.

Miko Brando mbrojti e yllin e Keeping Up Ëith The Kardashians pasi ajo mori me qira ishullin famëkeq të Tetiaroa të babait të tij për një festim special.

Miko, tani 59 vjeç, ka thënë se ai nuk shihte problem që ajo kishte fluturuar me familjen e saj, si dhe 20 të ftuar në ishull në kulmin e krizës aktuale të Covid.

Miko, i cili është pronar i ishullit miliona dollarësh, ka kërkuar nga komentuesit e mediave sociale që ta lënë Kim rehat pasi ajo u bombardua me mesazhe abuzive pasi ndau një varg fotosh nga festa e saj e lavdishme.

Duke ndarë mendimet e tij për këtë çështje, ish-aktori Miko i tha Mail Online: “Lëreni të qetë. Jeta vazhdon, mendoj se kemi shumë më tepër probleme për tu marrë në botë sesa kush qëndroi ku, për sa kohë dhe sa shpenzuan”./Insajderi.com

Mirror