
Vogëlushi i aktorit Johnny Depp është rritur dhe i ngjan tejet shumë babait të tij.
Djali 18-vjeçar i aktorit, Jack Depp, i lindur John Christopher Depp III, u fotografua duke bërë një shëtitje me të dashurën e tij, modelen francez Camille Jansen, të martën ndërsa ishte në Mbretërinë e Bashkuar, raporton People, transmeton Insajderi.
Çifti i ri kanë mbajtur jashtë radarit lidhjen e tyre, mirëpo së fundmi modelja i kishte uruar Jack ditëlindjen me një dedikim të ëmbël në Instagram.
Motra e Jack është aktorja dhe modelja Lily-Rose Depp, 21 vjeçare. Babai dhe nëna e tyre, këngëtarja franceze Vanessa Paradis, ishin së bashku nga vitit 1998 deri në ndarjen e tyre në vitin 2012. /Insajderi.com