Djaloshi fatlum, mbrëmë shkrepi plot foto me yjet e Anglisë

Djaloshi fatlum, mbrëmë shkrepi plot foto me yjet e Anglisë

Mbrëmë në stadiumin “Fadil Vokrri” ishte njëra nga Kombëtaret më të vlefshme në futbollin modern.

Anglia zbarkoi në Prishtinë me shumë nga yjet si Sterling, Maguire, Kane, Rashford etj.

Jo gjithë kush e pati mundësinë të takohej me ta ose të bënte një foto, shkruan Indeksonline.

Bebart Selmani, një futbollist 9- vjeçar ishte fatlumi që arriti të takohej dhe të fotografohej me shumicën prej tyre.

Ai është një futbollist i ri që e donë shumë Kosovën dhe një ditë mund të jetë ai në fushë për ta përfaqësuar Kombëtaren.