Djemtë e grupit “BTS” i shpëtojnë regjistrimit për ushtri – të paktën për tani

Djemtë e grupit “BTS” i shpëtojnë regjistrimit për ushtri – të paktën për tani

Koreja e Jugut ka miratuar një ligj që do të lejojë anëtarët e grupit K-pop “BTS” të shtyjnë regjistrimin e tyre ushtarak deri në moshën 30 vjeçare, shkruan BuzzFeed, transmeton Insajderi.

Në Korenë e Jugut, të gjithë burrat që janë mjaft të shëndetshëm për të shkuar u kërkohet të regjistrohen dhe të kryejnë shërbimin e detyrueshëm ushtarak midis moshave 18 deri në 30 vjeçare. Ndërsa shërbimi pritet të zgjasë deri në dy vjet, mosha përfundimtare që burrat mund të regjistrojnë është 28 vjeçare

Sidoqoftë, suksesi ndërkombëtar i grupit ka bërë që vendi të kalojë një ndryshim në Aktin e Shërbimit Ushtarak që do të lejojë artistët që kanë bërë një ndikim pozitiv në reputacionin e Koresë së Jugut që të vonojnë regjistrimin e tyre për dy vjet më gjatë se personi mesatar.

Sipas Yonhap, ndryshimi i bërë do të thotë që yjet e popit mund të vonojnë regjistrimin e tyre deri në moshën 30 vjeçare nëse kanë dhënë kontribute të rëndësishme në reputacionin global të Koresë së Jugut.

Vonesa në regjistrimin e një personi të kualifikuar mund të vijë vetëm me rekomandimin e ministrit të kulturës. /Insajderi.com