
Familja e DMX po kërkon lutje pasi reperi i njohur, DMX është në një “gjendje vegjetative” pas një mbidoze dhe sulmit në zemër javën e kaluar, njofton Insajderi.
“Ne ju kërkojmë që të luteni për Earl / DMX si dhe të respektoni privatësinë tonë ndërsa përballemi me këto sfida”, shkroi familja e reperit (i lindur Earl Simmons) në një deklaratë për revistën “People”.
DMX aktualisht është në një “gjendje vegjetative”, i tha menaxherja e tij, Nakia Walker për “The New York Times”.
Për më tepër, Walker për “BuzzFeed News” se interpretuesi i “What’s My Name” është “akoma në të njëjtën gjendje – në një gjendje vegjetative, me dështim të mushkërive dhe pa aktivitet të trurit”. /Insajderi.com