
Rap artisti i njohur amerikan, DMX, është duke anuluar datat e koncerteve të tij për shkak të një problemi shëndetësor të paspecifikuar.
Një shfaqje për të martën ishte paraparë të mbahej nga reperi, në Santa Ana të Californias, por menjëherë u njoftua se ajo është anuluar për shkak të një urgjence mjekësore që DMX pati nevojë, përcjellë Klan Kosova.
Sipas burimeve të mediave të huaja, shfaqja e tij e së mërkurës në Los Anxhelos, si dhe një koncert i së enjtes në San Diego do të shtyhen gjithashtu.