Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku ka njoftuar se miku i saj i ngushtë, Eronit Sermaxhaj ka vdekur.
Lajmi është konfirmuar nga familjarët e tij dhe pas kësaj edhe Morena e shprehu pikëllimin e saj për humbjen e Eronit.
Ajo në Instagram ka ndarë disa imazhe ku ka shkruar dedikime prekës për të.
“Dhe unë do të tregoj ty të gjitha rreth kësaj kur të shohë prapë miku im…Do të më mungojë çdo sekondë me ty, Ero im”, ka shkruar Taraku në InstaStory.
E njëjta më pas ndau me ndjekësit në InstaStory edhe një tjetër imazh, ku shfaqej duke i dhënë një përqafim të ngrohtë Sermaxhajt.
“Deri sa të takohemi përsëri…”, ka shkruar ajo në postimin pasues.
Eroniti përndryshe prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë së cilës nuk i ka bërë dot ballë.
Ai dhe Morena kishin një shoqëri shumë të ngushtë në mes veti sa që asnjëherë nuk kanë hezituar ta ndajnë më publikun./Insajderi.com