
Ky është një lajm i mirë për të gjithë adhuruesit e librave “Fifty Shades of Grey”, sepse autorja E. L. James ka njoftuar se do të publikojë librin final, mirëpo për dallim nga të tjerët, ky do të jetë nga këndvështrimi i Christian Grey. Libri i fundit do të ketë titullin “Freed”.
I përqendruar në dasmën dhe martesën mes Christian Grey dhe Anastasia Steele, “Freed” është përfundimi tronditës i trilogjisë që pushtoi mendjet e kaq shumë njerëzve, njofton Insajderi.
Kur Christian sjell Anastasia në botën e tij të dominimit dhe nënshtrimit, ajo përpiqet të lundrojë në rregullat e tij dhe të gjejë vendin e saj në botën e tij. Me librat paraprak, na u dha një vështrim në mendjen e Christian përmes takimit me Anastasia dhe ndërsa mësojmë më shumë për familjen e tij dhe çfarë e solli atë në këtë botë. /Insajderi.com