“Do të t’i var brekët te Zogu i Zi” – Përleshje midis kolegëve

“Do të t’i var brekët te Zogu i Zi” – Përleshje midis kolegëve

Moderatorja Dojna Mema duket se preferon të përfshihet në rubrikën me pyetje e përgjigje në rrjetin social “Instagram”, kur moti paraqitet me shi. “Këtë punë kemi sa të hapet koha”, të paktën kështu e ka justifikuar veten.

Mirëpo, kjo gjë duket se ka shkaktuar acarim tek kolegu i saj Isli Islami. “Të pashë më me pyetje kur të ketë diell, do të t’i var brekët te Zogu i Zi”– i ka komentuar ai.

“Hahaha gjeje shokun më të mirë se vetja thonë”- i është përgjigjur Dojna, duke lënë të kuptohet se gjithçka është shkruar në kuadër të një shakaje midis dy miqsh.