
Dyshja e njohur, Loredana dhe Mozzik janë cak i mediave rozë për shkak të jetën personale të tyre.
Ata nuk kanë kohë të gjatë që janë ribashkuar pas ndarjes së gjatë që kishin , por tashmë siç duket gjërat prape nuk janë duke ecur mirë.
Edhe pse deri më tani asgjë nuk është konfirmuar, interpretimet e tyre në rrjete sociale po tregojnë çdo gjë.
Reperja mbrëmë ka rishpërndarë në Instastory një postim që duket sikur flet më shumë mbi krizën e tyre që ata tashmë kanë.
“Nuk kam patur kurrë nevojë për një burrë me para sepse gjithë çka dua është liria, koha, vëmendja dhe përpjekja”, thuhet në postim e Loredanës që ka bërë në Instagram.

Deri më tani, të njëjtit kanë publikuar tri këngë dhe e fundit mbetet “Nëse Don” që u prit shumë mirë nga publiku.
Për vetëm një muaj, projekti mblodhi afro tetë milionë klikime.
Në anën tjetër, Mozzik ka qenë shumë i angazhuar më koncerte për këtë sezone dhe tashmë i ka përfunduar.
Deri më tani nuk dihet nëse reperi është duke punuar në ndonjë projekt të ri, por siç jemi mësuar më atë ai nuk është që pauzon edhe gjatë./Insajderi.com