“Doja të birësoja një fëmijë”, regjisorja shqiptare rrëfen se kush e pengoi

“Doja të birësoja një fëmijë”, regjisorja shqiptare rrëfen se kush e pengoi

Birësimi i një fëmije vazhdon të mbetet një temë shumë e ndjeshme në shoqërinë shqiptare dhe shpesh paragjykohet. Me këtë situatë është hasur edhe regjisorja Najada Elmazi, e cila tregoi që pavarësisht se donte që birësonte një fëmijë, u pengua nga familja e saj.

Najada u shpreh gjatë emisionit “Rudina”, se ishte familja që nuk e kishte lejuar të bënte këtë veprim.

“Doja të birësoja një fëmijë për t’i dhënë një strehë, dashuri. Por familja më doli kundër. Hezitimi dhe pengesa e parë ishte familja që nuk më mbështetën dhe arsyet kishin të bënin me paragjykimin: ‘Nuk është fëmija yt’. Ka shumë paragjykime të tilla tabu në vendin tonë”, u shpreh regjisorja.

Këtë temë Najada e prek edhe në filmin e saj më të ri, “Unë si ti”.