Dolly Parton shpëtoi një aktor fëmijë nga lëndimi i rëndë në setin e xhirimeve për filmin e saj të ri “Christmas on the Square” në Netflix, njofton Insajderi.
Talia Hill – më e reja nga tre vëllezërit e motrat që do aktrojnë në filmin e festave tha për Inside Edition se gjatë xhirimeve ajo u përpoq të merrte një filxhan çokollatë të nxehtë para se producentet t’u kërkonin anëtarëve të kastit të ktheheshin në vendet e tyre.
Ndërsa po shkonte mbrapa, aktorja e re tha se ndjeu që dikush e kapi fizikisht dhe e tërhoqi nga një makinë që po vinte shpejt në drejtim të saj në shesh xhirim.
Parton luan rolin e një engjëlli në filmin që tregon historinë e një gruaje e cila kthehet në qytetin e lindjes pas vdekjes së babit të saj për të larguar të gjithë banorët që të shesë tokën. /Insajderi.com