‘Don mo’, kënga më e re nga Ledri Vula

‘Don mo’, kënga më e re nga Ledri Vula

Reperi, Ledri Vula së shpejti do të publikojë këngë e tij më të titulluar “DON MO”, përcjell Insajderi.

Ai në llogarinë Instagram ka zbuluar për fansat e tij një pjesë nga kënga, ku shihet pranë bregdetit duke interpretuar pak nga teksti.

‘Coming soon: DON MO’, ka shkruar Ledri në mbishkrimin e postimit, derisa mori komente dhe pëlqime të shumta nga ndjekësit.

Kohë më parë, Ledri kishte paralajmëruar për sezonin e verës.

“Kena mu gjujt me hite sivjet po të kallxoj”, kishte shkruar ai.

Ndryshe, Ledri Vula ditën e djeshme ka agjëruar Natën e Kadrit dhe ka ngrënë iftar më këngëtaren, Dhurata Dora. /Insajderi.com