Don Xhoni anulon mbrëmjet muzikore

Don Xhoni anulon mbrëmjet muzikore

Reperi i njohur, Don Xhoni, ka marrë një vendim të rëndësishëm për shkak të rritjes së rasteve me Coronavirus në Kosovë, njofton Insajderi.

Në një postim në Facebook, ai njoftoi se do t’i anulojë të gjitha mbrëmjet muzikore, pasi sipas tij, rregullat kundër COVID-19 nuk po respektohen.

Ai ka kërkuar mirëkuptim nga ndjekësit e tij, duke shtuar se do të shihen shumë shpejt.

“Një falënderim i veçantë i takon Mitrovicës për pritjen fenomenale që na bëtë sot. Për shkak të situatës së pandemisë, kemi vendosur bashkë me menaxhmenin tim t’i anulojmë të gjitha tubimet dhe mbrëmjet.

Fatkeqësisht nuk po mbahen rregullat e sigurisë për mbrojtjen e shëndetit kundër Covidit. Ju lutem për mirëkuptim dhe shpresojmë qe do ia dalim së shpejti së bashku këtë kohë të vështirë për të gjithë ne. JU DUA E SHIHEMI KYSMET”, ka shkruar Don Xhoni./Insajderi.com