Dueti i Ledrit me Majkut i publikuar të mërkurën ka marrë përkrahje të madhe nga publiku, shkruan Insajderi.
Një numër i madh i kolegëve të tyre kanë bërë shpërndarjen e këngës e në mesin e tyre është edhe reperi, Don Xhoni.
Reperi e ka etiketuar vetëm Ledrin me të cilin ka raporte të mira dhe e ka lënë pa e etiketuar Majkun.
Në mediat rozë është aluduar se në diss-in e fundit, Don Xhon i është drejtuar të paktën në një pjesë Majkit, por reperi nuk ka deklaruar një gjë të tillë.
Kënga e Ledrit dhe Majkut ka arritur afro një milion klikime për 24 orë./Insajderi.com