Don Xhoni pohon se në koncertin e tij në Skenderaj u përdorë armë, prezent mijëra qytetarë

Don Xhoni pohon se në koncertin e tij në Skenderaj u përdorë armë, prezent mijëra qytetarë

Reperi i njohur shqiptar, Don Xhoni, ka mbajtur koncertin e tij përmbyllës të sezonit veror në Drenicë.

Ai ka pëformuar në Skenderaj para mijëra qytetarëve, të cilët ishin mbledhur për t’i dëgjuar disa nga hitet e tij.

 

Pas koncertit reperi ka postuar disa nga videot të cilat kanë shpërndarë fansat e tij, ku shihet që interesimi për të dëgjuar ishte i madh.

 

Në video mund të shihet se si në një prej frazave më të famshme të një prej ‘freestyle’-ve të tij, dëgjohen krisma në sfond.

Nuk dihet nëse krismat në fjalë kanë qenë të vërteta apo improvizim, por Don Xhoit ka shpërndarë video ku shkruhet që në është gjuajtur armë.

Lexo edhe:
Vazhdojnë ofendimet dhe kërcënimet mes Finem dhe Don Xhonit : Është turp me të djeg

Ai ka shpërndarë një postim të faqes Mitrovica Sot ku shkruhej: “Nën ritmin e Don Xhoni nuk durohen drenicasit, në mes qindra qytetarëve gjuajnë me armë”, dhe i njëjti e ka shoqëruar postimin me mbishkrimin: “Prej të 99-tës e dinë secili prej këtyre”.

Në anën tjtër, Don Xhoni është duke vazhduar që të lansoj projekte të reja, ku ai ka paralajmëruar se shume shpejt do të vijë më këngë të re.

Projekti i tij i fundit është “ Deri kur “, i lansuar javë më parë, ku numëron mbi 8 milionë klikime./SHQIP.com