Don Xhoni shpenzon afro dy mijë euro për një veshje ditore

Don Xhoni shpenzon afro dy mijë euro për një veshje ditore

Reperi nga Drenica, Xhonatan Isufi është një ndër personazhet më të përfolura në showbiwiz-in shqiptar, përcjell Insjaderi.

Don Xhoni, së fundi ka publikuar këngën më të re me videoklip të titulluar “Unë foli i fundit”, për instrumentalin e së cilës ka punuar producenti Çelik Lipa, ndërsa tekstin e ka shkruar vetë artisti.

Që në minutat e parë të lansimit të ‘freestyle’-it nga reperi, komentet ishin të shumta.

Ajo që bie në sy është paraqitja e tij skenike, ku reperi ka shpenzuar afro dy mijë euro.

Ai ka vendosur një palë syzë që kushtojnë hiç më pak se 625 euro të Louis Vuitton, dhe një xhaketë Gucci në vlerë një mijë e 300 euro.

Projekti i tij i fundit është lansuar më 15 maj./Insajderi.com